UEFA: Nuk ka ftesë për Argjentinën/ Amerikano latinët, të ftuar vetëm për ta parë Ligën e Kombeve

09/07/2019 06:29

Argjentina vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes mediatike edhe pse nuk fitoi asgj]ë në Kupën e Amerikës, vec finales së vogël, atë që luajti për vendin e tretë dhe të katërt kundër Kilit.

Kritikat e Mesit ndaj gjyqtarit për eliminimin në ndeshjen ndaj Brazilit dhe një refuzim i përfolur për vitet e ardhshme të Kupës së Amerikës, nga gazetarët argjentinas u përfol një ftesë që UEFA i kish ofruar Selesion që të bëhet pjesë e Ligës së Kombeve.

Nuk ka zgjatur as 24 orë dhe menjëherë Qveria e Futbollit Europian ka mohuar një lajm të tillë. “Argjentina nuk ka kërkuar asnjëherë që të jetë pjesë e UEFA-s apo e aktiviteteve që organizon ajo si rrjedhojë UEFA nuk ka ndërmend të përfshihet në debate të tilla.” Në fund të publikimit të saj UEFA thekson se sigurisht mund të ftojë Argjentinën për të parë këto nga aktivitetet e europiane në çdo kohë.

Në të njëjtën ditë, argjentina pret edhe ndëshkimin ndaj Lionel Mesit për akuzat që bëri për Konfederatën Konmebol që organizon edhe Kupën e Amerikës Latine. Ylli argjenitnas i akuzoi si të korruptuar antarët e saj e si rrjedhojë ëpër këto deklarata mund të penalizohet me 2 deri në 4 ndeshje.

Top Channel