Magjia e ligjërimit – intervistë me poetin dhe prof. Agim Vinca

08/07/2019 11:32

MIFTAR KURTI

Në këtë libër, profesori Agim Vinca si i intervistuar rrëfen për jetën dhe veprimtarinë e vet, që nga fëmijëria deri në ditët e sotme. Recensenti i librit, Mehmet Hajrizi, shkruan se Vinca është njëri nga intelektualët e kompletuar shqiptar.

“Lënda e këtij libri është një intervistë e gjatë me profesor Agim Vincën, studiues, poet kryengritës, kritik, përkthyes, autor i tridhjetë veprave në krijimtarinë e tij të gjatë. Me këtë intervistë dinamike, dhe me pyetjet e shumta dhe të mençura, Miftar Kurti, e ka nxjerr informacionin e duhur nga i intervistuari. Të pyesësh është e vështirë, sepse duhet të kesh njohuri për atë që pyet. Autori Kurti e ka ndarë librin në shtatë kapituj, secili më interesant se tjetri me një nivel të lartë, kurse fundi i librit është skalitur me albumin cilësor fotografik.

Kurti ka arritur t’i ngris në art pyetjet e tij dhe libri është strukturuar me kujdes profesional, në harmoni me përmbajtjen. Si studiues, publicist, e profesor universiteti, Agim Vinca ishte gjithmonë i etshëm për dije, kaloi nëpër të gjitha fazat e studimit, mori gradën magjistër e doktor shkence. Ai nuk është pajtuar asnjëherë me konjukturat politike dhe në jetë gjithmonë ka kundërshtuar padrejtësitë dhe ka mbajtur anën e popullit të tij.

Top Channel