Kosova është bërë shkak për një tension diplomatik midis Bullgarisë dhe Serbisë. Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka thirrur në takim ambasadorin serb pas komenteve të Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë, i cili kritikoi ashpër kryeministrin bullgar, Boiko Borisov.

“Borissov duhet të respektojë pozicionin e BE-së ndaj Kosovës, që nuk e njeh si të pavarur, në vend që t’i japë leksione Josep Borrell-it”, ka deklaruar Daiç.

Daçiç kundërshtoi deklaratën e mëparshme të kryeministrit Borissov, i cili tha se katalanasi Josep Borrell, shefi i ri i BE-së për Politikën e Jashtme, duhet të pranojë qëndrimin e BE-së për Kosovën dhe jo atë të Spanjës, pasi kjo e fundit e kundërshton pavarësinë e Prishtinës.

Republika e Kosovës nuk njihet nga pesë shtete të Bashkimit Evropian: Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qipro. Këto shtete janë bërë pengesë për një politikë të unifikuar të Brukselit ndaj Prishtinës, por gjithsesi, kjo nuk e ka penguar Parlamentin Evropian që ta njoh si shtet të pavarur Kosovën.

Top Channel