Marco Giampaolo u prezantua zyrtarisht si trajneri i ri i Milanit, një zgjedhje e paralajmëruar nga skuadra e futbollit italian që synon të nisë një projekt për të ringritur klubin në majat kontinentale.

Merkatoja, moduli, por mbi të gjitha rezultatet përmes lojës së bukur, ishin disa nga cështjet ku tekniku i ri kërkoi të vendosë theksin, dhe këtë e bëri në krah të dy legjendave të ekipit, si Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban.

“Do të mbajmë kokën lart dhe të luajmë futboll të bukur. Rezultatet do t’i kërkoj përmes identitetit, edhepse do të duhet kohë. Duhet ti jap ekipit nëj mentlite fitues dhe për këtë do më ndihmojnë Maldini dhe Boban. Të drejtosh Milanin nuk ndodh do ditë dhe duhet të jemi krenar e pa frikë”, tha ai.

Trajneri i ri i Milan nuk preferoi të zbulojë objektivat e merkatos por tha se kishte diktuar disa elementë cilësorë, për të cilët do të mendojnë drejtuesit.

Skuadra kuqezi ka marrë teo Fernandez nga Real Madrid ndërsa pret të zyrtarizojë edhe talentin Benaser nga Empoli.

Top Channel