Mund të bëhej trajneri më i paguar në botë, Mourinho refuzon ofertën e ‘çmendur’

07/07/2019 18:24

Jose Mourinho ka refuzuar ofertën për tu bërë trajneri më i paguar në botë. Oferta ka ardhur nga klubi kinez Guangzhou Evergrande.

Kinezët i kanë ofruar Mourinhos një pagë vjetore prej 88 milion paund ose 100 milion euro, një shifër rekord që nuk ishte parë më herët në historinë e futbollit.

Mourinho që me largimin nga Manchester United është i papunë, dhe pret oferta nga klube të mëdha. Kjo ishte edhe arsyeja që portugezi refuzoi klubin kinez.

Mourinho në qoftë se do të pranonte ofertën e klubit kinez do zëvendësonte Fabio Cannavaro-n.

Top Channel