Qytetarët e Shqipërisë që udhëtojnë në vendet e Ballkanit do të paguajnë tarifa të reduktuara të roamingut nga 87% deri 97% për thirrjet në telefonat celularë. Në korrik të këtij viti ka nisur zbatimi i marrëveshjes për reduktimin e tarifave të roamingut në rajon që u nënshkrua me 4 Prill në Beograd nga 6 vende te Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, dhe Serbia.

Fillimisht reduktimi i tarifave e roamingun nisi në qershor mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku përfituesit më të mëdhenj janë qytetarët e Kosovës që çdo vit dynden drejt Shqipërisë për të kaluar pushimet.

Ulja çmimeve përfshin të gjithë gamën e shërbimeve si thirrje telefonike, sms, dhe internet, ndërkohë deri në 2021 tarifat do të bëhen zero për të gjithë konsumatorët. Kjo do të thotë se një qytetar që udhëton në vendet e rajon nuk do të paguaj kosto shtesë për përdorimin e shërbimeve celulare.
Pas këtij hapi do të nisin procedurat për heqjen tarifave të roaming edhe me vendet e Bashkimit Evropian.

“Ky është vetëm një hap në drejtimin që ne duhet të lëvizim sa më shpejt që është zerimi i tarifa të roaming, pra barazimi i tyre me tarfiat kombëtare edhe me vendet e Bashkimit Evropian”- tha Ilir Zela.

Tarifat e roamingut janë hequr që mesin e 2017 mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, dhe tani harta pa kosto të shtuara për përdorimin e telenosisë celulare pritet të zgjerohet edhe më tej.

Top Channel