Një person u godit nga demi dhe dy të tjerë  pësuan traumë në kokë gjatë ditës së parë të festivalit më të njohur të qytetit verior të Spanjës, Pamplona këtë  të diel.

I plagosuri përfundoi në spital pas goditjes në rrugët e ngushta të qendrës së qytetit mesjeta,r gjatë festivalit të vrapimit të demave, i cili zgjati dy minuta dhe 41 sekonda.

Mijëra vrapues, të veshur kokë e këmbë me të bardhë, me shamia të kuqe në qafë, mblidhen çdo vit për festivalin tradicional me dema, të cilët lëshohen të vrapojnë rrugëve të qytetit.

Këtë vit, demat ishin nga mbarështuesi i bagëtive Puerto de San Lorenzo, demat e të cilit kanë qenë përgjegjës për një goditje në të kaluarën. Një person ishte goditur në ditën e hapjes së festivalit vitin e kaluar.

Ky festival do të zgjasë deri të dielën e ardhshme, ku njerëzit do të guxojnë të vrapojnë me turmën e demave.

Top Channel