Juventus hyn me prepotencë në garë me Realin e Madridit për Paul Pogba.

Sipas ‘Times’, Zonja e Vjetër po përgatit një ofertë prej 134 milionë Eurosh për të siguruar shërbimin e mesfushorit francez një shifër kjo që nuk është shumë larg asaj prej 150 milionë Eurosh që kërkohet nga Manchester United.

Me këtë ofertë të Juventusi e rrit akoma më shumë presionin te Reali i Madridit që në ditët e kaluara kishte paraqitur në zyrat e Djajve të Kuq një ofertë prej 80 milionë Eurosh të shoqëruar nga kartonat e Toni Kroos dhe Gareth Bale.

Top Channel