Ofrimi i një shërbimi të përshtatshëm i urgjencës mjekësore shpëton jetë. Efikasiteti i tij është gjithashtu një tregues i maturisë që arrin një sistem shëndetësor, në të gjithë botën e zhvilluar. Ndërhyrja e shpejtë në kushtet e një urgjence mjekësore bën te mundur uljen e vdekshmërisë, por edhe të shkallës së invaliditetit të pacientit.

Në këtë periudhë të stinës Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore ka rritur gadishmërinë e ndërhyrjeve duke qenë prezente edhe në vijën bregdetare. Ekzistojnë 28 qendra shëndetësore verore në zonat e plazheve, të cilat ofrojnë shërbim 24 orarësh për turistët. Veç rasteve të urgjencave verore, në këtë stinë ka edhe një numër të lartë të pacientëve si shkak i aksidenteve rrugore, por edhe nga temperaturat e larta. I nxehti mund ta komplikojë situatën e pacientëve që vuajnë nga hipertensioni, nga problemet e zemrës dhe pamjaftueshmëria e veshkave; ose të atyre personave që janë nën trajtim me ilaçe që përkeqësojnë efektet e goditjes së të nxehtit.

Përballë kësaj situate, autoritet shëndetësore kanë rritur vigjilencën duke nisur një fushatë sensibilizimi me këshilla për kategori të ndryshme.

Kryerja e kontrollit shëndetësor bazë është mënyra më e mirë për të shmangur goditjet nga i nxehti apo infeksionet dhe toksikimet gjatë verës. Por si funksionon urgjenca mjekësore në këtë stinë? Si ofrohet shërbimi për të aksidentuarit? Gadishmëria e stafit mjekësore dhe shërbimi 24 orarësh. Sa rendësi ka check up-i? Gjithçka në Hipokrati, sonte ora 18:20 në Top Channel!

Top Channel