Nadal me orë 650 mijë euroshe në fushë, ndërkohë që shampanja ndalon një ndeshje

06/07/2019 19:05

Rafael Nadali, në ndeshjen me Xho-Uillfrid Tongan, këtë të shtunë, mban në kyç një orë dore nga Riçard Mille që kushton jo pak, por 650.000 euro.

Spanjolli është një nga lojtarët e paktë që zbresin në fushë me orë të vënë në kyç. Natyrisht, për këtë ai sponsorizohet nga Riçard Mille.

Ora është e kuqe me të verdhë, duke simbolizuar Spanjën, por rripi duhej të ndryshohej për shkak të rregullave të Uimbelldonit, që çdo gjë duhet të ejtë e bardhë.

Tapa e shampanjës ndalon lojën

“Zonja e zotërinj, shijoni shampanjën tonë, por mos hapni shishet në fushë”, tha arbitri Xhanluka Moskarela pasi një goditje u desh të përsëritej, për shkak se një tapë shampanje fluturoi përmes fushës duke ndërprerë ndeshjen e Benoit Paire kundër Jiri Vesely-t. Turma u kënaq, por Paire i mërzitur mërmëriti në frëngjisht që nuk është aspak për të qeshur.

Lamtumira e Nicholl

E premtja ishte zyrtarisht dita e fundit e Liz Nicholl si kreu ekzekutiv i “UK Sport”, 20 vite pasi u bashkua me organizatën.

Ajo e kaloi këtë ditë duke shijuar tenisin në SË19. Pranë saj ishte ulur Phoebe Waller-Bridge, ylli dhe krijuesja e komedisë popullore, “Flebag”. Sir Alistair Cook ishte gjithashtu i pranishëm në tribunën mbretërore.

Evans stërvitet me Federer

Dan Evans, britaniku i fundit i mbetur në ndeshjet teke të Uimbelldonit, u ushtrua në fushë të premten, teksa përgatitej për ndeshjen kundër Joao Sousa të Portugalisë. Ai u stërvit me jo pak, por me Roxher Federer. 29-vjeçari Evans nuk është futur dot kurrë në javën e dytë të SË19.

Kyrgios tërheq shikues 

Ndeshja e dytë e Nik Kirgios me Nadalin të enjten u bë ndeshja më e shikuar në Uimbelldon.

3.7 milionë shikues e ndoqën ndeshjen në BBC2, ndërkohë që ndeshja e Andi Murejt tërhoqi 3 milionë, në të njëjtën ditë, në BBC 1. Fitorja e koko Gauf kundër Magdalena Ribarikovës pati 2.4 milionë shikues.

Top Channel