Lejdi Ago: Nëntori do shpallet muaji i trashëgimisë kulturore Shqiptare në Regina Saskatchewan, Kanada

06/07/2019 20:00

Lejdi Ago u largua nga Shqipëria me bashkëshorten e tij në Kanada në vitin 2014. Nisi të punojë në një restorant në muajt e parë në Kanada.

Ai është aktiv në eventet dhe organizimet që diaspora shqiptare realizon në Kanada.

Lejdi është i angazhuar në provincën ku jeton për të shpallur muajin nëntor si muajin e trashëgimisë  kulturore shqiptare.

Mbështetje për këtë nismë ai ka patur dhe nga kryetari i parlamentit.

Top Channel