I ftuar në studion e Top Talk, deputeti Muslim Murrizi theksoi se pas reformës në drejtësi, ndërkombëtarët e kanë kthyer fokusin tek reforma zgjedhore, për të zhbërë edhe “pashallëkun” e krerëve të partive.

Por i pyetur nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme, Murrizi u shpreh se pa ndryshime Kushtetuese nuk do të zgjedhje në Shqipëri.

“Pa ndryshuar kjo Kushtetutë e majosur në pisllëkun e Prillit të 2008-s nuk do të ketë zgjedhje. Me këtë Kod, me këtë Kushtetutë nuk do të ketë zgjedhje, në daç të kohshme në daç të parakohshme, quajini si të doni”, tha Murrizi.

Top Channel