Turistë të huaj dhe vizitorë vendas në axhendën e tyre tashmë kanë edhe Ishullin e Lezhës, që e ka marrë këtë emër për shkak të sistemit lagunor që  afrohet deri pranë qytetit.

Kjo zone vitet e fundit po tërheq gjithmonë e me shume vëmendje, sepse ka shumë për të eksploruar, për sa i takon natyrës së paprekur, ushqimeve tradicionale dhe restoranteve të zonës që kanë nisur të lulëzojnë.

Ata që vijnë për herë të parë dhe me aq sa arrij unë të komunikoj, ata shprehen të mahnitur dhe të habitur. Thonë se nuk e dinin kështu Shqipërinë. Unë ndjehem e gëzuar në shpirt që ata ndihen kaq rehat”, thotë një sipërmarrëse.

Ndërsa e vetmja problematikë që shqetëson si bizneset e zonës, por edhe vizitorët është rruga në të cilën nuk është vënë dorë asnjëherë.

Top Channel