Deputeti Ralf Gjoni, pjesë e Grupit Parlamentar të Pavarur, ka kërkuar shkarkimin e Damian Gjiknurit si bashkëkryetar të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Në fjalimin në Kuvend, Gjoni theksoi se “moralisht nuk shkon që, ndërkohë ne si opozitë jemi të bashkuar në këtë temë përsa i përket sistemit zgjedhor, bashkëkryetari i këtij komisioni të jetë një person që del në përgjime dhe përflitet për manipulim të votave.”

“Është e turpshme të flasim për reformë në drejtësi dhe të kërkojmë reformë zgjedhore, kur emri i kryetarit të komisionit përflitet për blerje votash”, tha Gjoni.

Gjoni përmendi edhe përfshirjen në audio-përgjimet e publikuara nga ‘Bild’, të Ulsi Manjës, kryetar i Komisionit të Ligjeve.

“Moralisht ju si grup duhet të mbani përgjegjësi për të gjithë këta emra që kanë dalë në përgjimet e fundit”, iu drejtua Gjoni deputetëve të Partisë Socialiste.

Komisioni i Reformës Zgjedhore ka dy kryetarë, Damian Gjiknurin nga mazhoranca dhe Rudina Hajdarin nga opozita. Edhe Partisë Demokratike i është lënë një vend për t’iu bashkuar komisionit, por ftesa është refuzuar deri më tani nga demokratët.

  “Damian ik”, deputeti replikon pas kërkesës për shkarkim: Vetofrohem për zgjidhje, nëse vjen opozita

 

Top Channel