Video-mesazhin e javës, Angela Merkel ia ka kushtuar Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, që këtë vit do të organizohet në Poznan të Polonisë, më 4 korrik. Kancelarja gjermane thotë se problemi më i madh që diskutohet në çdo samit është zgjerimi i infrastrukturës në gjashtë shtetet ballkanike.

Merkel thekson se BE duhet të mbështesë zbatimin e projekteve të rrugëve dhe lidhjeve hekurudhore. “E dimë, se kur njerëzit janë të lidhur përmes infrastrukturës, ata e vizitojnë njëri-tjetrin më shpesh”, shprehet kancelarja.

Sipas ‘DW’, Merkel është shprehur se “vendet e Ballkanit Perëndimor janë fqinjët tanë europianë dhe ato e kanë një perspektivë europiane, nëse i plotësojnë kushtet.”

“Megjithëse konfliktet luftarake për fat të mirë kanë përfunduar, ka ende një numër të madh konfliktesh që duhen zgjidhur. Prandaj ne si qeveri gjermane në vitin 2014 propozuam që të ketë çdo vit konferenc vjetore me vendet e Ballkanit Perëndimor, me qëllim që të përmirësohen kontaktet për bisedime dhe mundësitë e bashkëpunimit mes këtyre vendeve”, shprehet Merkel.

Top Channel