Nën procedim penal, kryebashkiakja e Shkodrës: Jam e gatshme që të…

30/06/2019 13:10

Vetëm pak orë pasi u procedua nga policia për bllokim të qendrave të votimit, vjen një reagim nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Në një dalje publike para mediave, Ademi tha se nuk i trembej asgjëje, madje as ndonjë arrestimi të mundshëm. Mes të tjerash ajo tha se çdo vendim që ka marrë, e ka bërë duke u bazuar tek ligji.

“Kjo në Shkodër dhe në Shqipëri do të ndodh nëse ne të heshtim, të mbyllim gojën. A do ta lejojë këtë Shkodra dhe Shqipëria? Jam e sigurt se jo. Ne të gjithë bashkë, të majtë dhe të djathtë, nuk do ta lejojmë. Ju qytetar të mi ruani qetësinë. Mos bini pre e provokimeve, që të pamundësojnë skenarët që dikush edhe i ka menduar dhe i ka përballuar. Përballoni dhunën dhe të gjithë presionin që bëjnë për administratën publike. Ju jeni qytetarë të mençur. Unë besoj se të gjithë bashkë do t’ja dalim. Vetëm bashkë mund t’ja dalim që të frenojmë regjimin. Dua të falënderojmë të gjitha mediat. Kam detyre që mbështetja më e madhe ka qenë nga mediat”, tha Ademi.

E pyetur nëse i druhet një arrestimi, ajo u përgjigj “Jam e gatshme, veproj vetëm në bazë të ligjit. Sikurse e keni vënë re, gjatë punës time. Sidomos këtë muaj kam vepruar duke vepruar në mënyrë institucionale Kjo për të treguar qasjen time kundrejt ligjit. Jam e gatshme që të përgjigjem bazuan në emër të ligjit”

Top Channel