Me shall të kuq, valle dhe këngë për Enverin/ Ja si protestohet në Korçë – VIDEO

30/06/2019 09:46

Në Korçë, mbështetësit e opozitës kanë zgjedhur një formë ndryshe për të protestuar kundër zhvillimit të zgjedhjeve këtë të diel.

Të veshur me shall të kuq, që të kujtojnë pionerët në periudhën e diktaturës, si edhe me këngë për Enverin, dhjetëra qytetarët në Korçë kanë dalë në shesh duke kërcyer e mbajtur në dorë pankarata ku shkruhet #edhe unë, një nismë e nisur për bërë thirrje për të mos votuar sot.

Top Channel