Kupa e Amerikës ka kaluar në fazë e gjysmëfinaleve ku parashikohen 2 ndeshje plot rivalitet.

Gjysmë-finalja e parë është super klasikja Brazil-Argjentinë. Brazili eleminoi në çerekfinale Paragiain me penallti, ndërsa Argjentina në çerekfinale eleminoi Venezuelën pasi i mundi me rezultatin 2-0. Kjo ndeshje do të luhet me datën 3 korrik në orën 02:30.

Gjysmë-finalja tjetër do jetë ajo mes Kilit dhe Perusë. Kili në çerekfinale eleminoi me penallti Kolumbinë. Edhe Peruja u kualifikua me penallti, ndonëse në mënyrë surprizë pasi përballë kishte Uruguain. Kjo ndeshje do të luhet me datën 4 korrik në orën 02:30.

Kupa e Amerikës këtë vit mund të cilësohet si kupa e penalltive pasi tre ekipe të ndryshme janë kualifikuar në fazën më tëj nga penalltitë.

Top Channel