Asnjë gol në 3 ndeshje. Raundi i dytë i sfidave në grupe të Kupës së Afrikës është mbyllur me tre rezultate 0-0 që nuk kanë përmbushur aspak pritshmëritë e tifozëve.

Nuk prodhoi fitues sfida më e rëndësishme e ditës së shtunë ajo mes Kamerunit dhe Ganës, me skuadrën që gjithsesi mori një barazim të vlefshëm që pothuajse e ka kualifikuar në fazën tjetër Kamerunin.

Me 4 pikë në 2 ndeshje “luanët e pamposhtur” kryesojnë grupin F, ndërkohë që Gana dhe Benini kanë nga 2 pikë, pasi edhe këta të fundit ngecën në një barazim pa gola në ndeshjen ndaj Guinea Bissau. Në grupin E ndërkohë Mauritania ndali Angolan në një barazim pa gola duke lënë gjithçka të hapur për sa i përket çështjes së kualifikimit.

Top Channel