Botërori i Femrave/ Holandë-Suedi gjysmëfinalja e dytë, eliminohen Italia dhe Gjermania

30/06/2019 11:11

Do të diskutohet mes Holandës dhe Suedisë gjysmëfinalja e dytë e Botërorit të femrave që po zhvillohet aktualisht në Francë.

Mori fund në çerekfinale ëndrra e Italisë për të shkuar sa më larg në këtë kompeticion pasi dy gola në 20 minutat e fundit të sfidës fundosën vajzat e kaltra dhe kualifikuan në gjysmëfinale Holandën që triumfoi me shifrat 2-0. Një surprizë të bukur bëri Suedia që eliminoi Gjermaninë një herë kampione të botës.

Në Rennes, vajzat nordike triumfuan 1-2 me përmbysje falë finalizimeve të Jakobson dhe Blackstenius.

Pjesë e Suedisë është edhe futbollistja shqiptare Kosovare Asllani e cila u aktivizua titullare në takimin ndaj Gjermanisë Kompletohet kështu kuadri i dy sfidave gjysmëfinale të Botërorit të femrave që do të jenë Angli-Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Holandë-Suedi.

Top Channel