Sot, temë e ditës në bisedat familjare, me miq e të afërm, është se çfarë të hamë, si të dallojmë ushqimet bio dhe si të ushqehemi shëndetshëm?! Një pjesë e mirë e njerëzve vuajnë nga obeziteti, disa të tjerë kanë të paketën një sëmundje dhe ndjekin trajtime të ndryshme me ilaçe.

Shumë pacientë u drejtohen mjekëve një pjesë bëjnë sipas mënyrës së tyre, e një pjesë kërkojnë mënyra alternative. Ka nga ata që kanë provuar me dhjetëra dieta apo trajtime të ndryshme me ilaçe por ende nuk kanë arritur sukses në përmirësimin e jetesës. Një faktor i rëndësishëm për të jetuar shëndetshëm është dhe mënyra sesi ushqehemi si dhe aktiviteti i përditshëm fizik. Të gjitha sëmundjet e kanë burimin në mungesat ushqimore.

E kjo mës miri lidhet me mënyrën sesi konsumojmë vaktet e ditës. Shumë njerëz priren të ushqehen me produkte të rënda si të skuqurat, produktet e brumit apo edhe mishit në sasi të larta. Duke shmangur kështu ushqimet jeshile, frutat dhe perimet e stinës.

Një aspekt i rëndësishëm në mosushqyerjen korrekte është edhe varfërimi i tokave bujqësore. Përdorimi në masë të gjerë të pesticideve nga fermerët ka shkaktuar degradimin e tokës dhe uljen e cilësisë së prodhimit bio. Por si mund të shërohemi nga sëmundjet duke ndryshuar vetëm regjimin ushqimor? A mund ta zëvendësojë ushqimi përdorimin e ilaçeve? Sa të shëndetshme janë produktet në Shqipëri?

Gjithçka në Hipokrati, sonte ora 18:20!

Top Channel