Brazili është kualifikuar për në fazën e gjysëm finaleve pasi mundi me penallti skuadrën e Paraguait.

Brazili dominoi të gjithë ndeshjen por nuk arriti të shënontë kjo edhe falë formës së mirë të portierit kundërshtar.

Momentet e penalltivë ishin një dramë dhe emocione më vete. Të parët gjuajtën miqtë.Për Brazilin shënuan nga pika e bardhë: Willian, Marquinhos, Coutinho, Gabriel Jesus kurse Firmino e humbi penalltinë. Nga pika e bardhë për skuadrën e Paraguait shënuan: Almiron, Valdez, Rojas, kurse Gomez dhe Gonzalez i humbën penalltitë.

Brazil-Paraguai ishte çerekfinalja e parë në Kupën e Amerikës. Sot në orën 21:00 luhet ndeshja Venezula- Argjentina.

Top Channel