Kupa e Amerikës ka hyrë një fazë shumë të nxehtë, që është ajo e çerekfinaleve. Në këtë fazë do ketë përballje shumë të forta ku ekipet do synojnë kalimin në fazën më tej.

Ndeshja e parë çerekfinale është ajo mes Brazilit dhe Paraguait. Ndeshja do luhet me datë 28 qershor në orën 2:30. Brazili duket favorit në letër por edhe Paraguai është një ekip i cili ka kualitete ku synon të surprizojë vendasit.

Ndeshja tjetër do jetë ajo mes Venezuelës dhe Argjentinës. Argjentina kërkon të harrojë kualifikim më vështirësi nga grupet. Kjo ndeshje do luhet po me datë 28 qershor në orën 21:00.

Kolumbia do përballet me Kilin. Ky takim është cilësuar si më i forti ku ekipet janë më të përafërta si përbërje dhe kualitete. Sfida do të luhet me datën 29 qershor në orën 1:00.

Takimi i fundit i fazës çerekfinale është mes Uruguait dhe Perusë. Uruguai shikohet favorit në letër. Ndeshja do luhet me datë 29 qershor në orën 21:00.

Top Channel