Magdalena Eriksson nga Suedia dhe Pernille Harder nga Danimarka janë dy futbolliste që po jetojnë një histori dashurie që tejkalojnë çdo lloj rivaliteti në fushën e lojës.

Fotografia e puthjes mes tyre po bën xhiron e botës dhe kjo edhe për faktin se këto dy lojtare kanë qenë kundërshtare në kualifikueset e Botërorit të femrave me Suedinë dhe Danimarkën që ishin në Grupin 4 të kësaj faze.

Harder është një prej lojtareve më të rëndësishme në Evropë dhe aktivizohet te Wolfsburgu në Gjermani.

Danimarka nuk u kualifikua në Botëror, por kjo nuk e pengoi Pernille Harder të udhëtojë drejt Francës për të mbështetur të dashurën e saj Eriksson, skuadra e së cilës Suedia ka arritur deri në çerek finale.

Dy futbollistet janë njohur në kampionatin suedez dhe janë në këtë lidhje romantike prej 7 vitesh.

Top Channel