Buffon rikthehet si portier dhe drejtues vitin tjetër te Juventus

26/06/2019 16:27

Gianluigi Buffon mund të kthehet te Juventus, por jo menjëherë në rol drejtuesi, por si futbollist.

Sipas asaj që publikohet së fundmi në median italiane, presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli i ka propozuar 41 vjecarit që fillimisht të jetë zëvendësi i portierit Wojciech Tomasz Szczęsny, për një sezon përpara se të marrë zyrtarisht rol drejtuesi te klubi bardhezi.

Largimi i mundshëm i portierit të dytë të bardhezinjve, Perin i jep mundësinë Juventusit që të mund të arkëtojë 20 milionë Euro.

Në këtë pikë del emri i Buffon që është gati të kthehet në shtëpinë e tij ndoshta për të provuar për herë të fundit të fitojë Ligën e Kampioneve.

Top Channel