Aksidentohen dy makina në Vlorë, të rinjtë në spital jashtë rrezikut

26/06/2019 19:42

Dy automjete janë aksidentuar në rrugën e Plazhit të Vjetër në Vlorë. Si pasojë e aksidentit, dy të rinj kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata vijojnë të jenë nën kujdesin e mjekëve.

Shkak i përplasjes së automjeteve ka qenë shpejtësia jashtë normave të lejuara.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel