Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aurel Bylykbashi, gjatë emisionit ‘Open’ në Top Channel, deklaroi se nuk i heq asnjë presje deklaratës së tij para dy ditësh kur tha se le të ketë vëllavrasje në 30 qershor. Ai tha se deklaratës i ishte hequr konteksti dhe premtoi se ishte i gatshëm të sakrifikojë jetën e tij për të shpëtuar demokracinë.

Ndërkohë Arbër Mazniku, numri dy i bashkisë së Tiranës, i ftuar në studio, tha se ajo çka presidenti Ilir Meta ka bërë me çdekretimin e zgjedhjeve është shkelja e lirisë themeltarë te shtetasve, që është e drejta për të zgjedhur. Mazniku tha se Meta ka kryer një atentat kushtetues dhe veprim të pavlefshëm juridikisht.

Një nga pjesëtarët e opozitës shqiptare, Dashamir Shehi, gjithashtu i ftuar në studion e ‘Open’, deklaroi se opozita nuk do ta njohë procesin elektoral të 30 qershorit dhe përgatitet për zgjedhje politike. Shehi tha se opozita nuk do të përplaset me dhunë, por do të bëjë çmos që të pamundësojë procesin, të cilin ai e cilësoi farsë.

  Pse ora 13:00 si afat përfundimtar nga presidenti? Rakipllari jep shpjegimin teknik për ftesën ndaj Ramës

  Open/ Arjan Çani: Kur të ketë të vrarë për votën, Shqipëria do të shpëtojë

Top Channel