Sonda Curiosity ka zbuluar një sasi të madhe metani në mars, gaz ky që në Tokë prodhohet zakonisht nga organizmat e gjallë.

Kjo do të thotë se sasia e gazit të zbuluar mund të jetë ndoshta pasojë e aktivitetit të mikroorganizmave të ndodhur nën sipërfaqen e planetit të kuq.
Pikërisht këtu janë përqendruar tani shkencëtarët që duan të kuptojnë nëse ky fenomen i detyrohet pikërisht një veprimtarie të tillë.

Nisur nga ky rezultat i jashtëzakonshëm, e kemi riorganizuar fundjavën për të zhvilluar një eksperiment tjetër, sqaroi Ashwin R.

Vasavada, përgjegjësi i ekipit shkencor të misionit përmes një “emaili” të dërguar gazetës “New York Times”.

Prania e gazit metan e regjistruar këtë radhë është shumë më e madhe se ajo që u diktua 16 qershorin e vitit 2013.

Curiosity zbriti në planetin e kuq gushtin e vitit 2012 dhe që prej atëherë, ka diktuar luhatje në nivelin e gazit, që duket se ulje-ngritjet i ka sezonale.

Gjetja e fundit i ka emocionuar shumë të apasionuarit pas Marsit, pikërisht për nga sasia e gazit të zbuluar, megjithëse ende duhet verifikuar nëse ajo i detyrohet organizmave mikroskopike apo ndonjë reaksioni mes ujit dhe disa llojesh të caktuara shkëmbinjsh.

Top Channel