Menjëherë sapo kryeministri Edi Rama njoftoi se i ka dorëzuar avokatit gjerman prokurën për padinë ndaj gazetarit të Bild, Peter Tiede, ky i fundit ka replikuar në ‘Twitter’.

“Për çfarë më akuzoni? Për publikimin e kasetave audio origjinale?”, pyet gazetari gjerman kryeministrin e Shqipërisë.

  Padia kundër ‘Bild’, Rama i dorëzon prokurën avokatit gjerman

Kryeministri Rama deri më tani nuk ka sqaruar se për çfarë e akuzon gazetarin Tiede, i cili ka publikuar në Bild një seri audio-përgjimesh të siguruara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ku rezultojnë se janë regjistruar bisedat e zyrtarëve më të lartë të Partisë Socialiste, përfshirë kryeministrin Rama. Shpesh herë këtë zyrtarë janë regjistruar duke biseduar për zgjedhjet dhe për vota me personazhe të botës së krimit në Shqipëri.

Top Channel