Pogba ka kërkuar largimin nga Manchester United dhe ekipi anglez ka rënë dakord për ta lënë të lirë francezin.

Në garë janë Juventus që kërkon ta rikthejë në Seria A dhe Real Madrid. Tashmë interes ka shfaqur edhe PSG. Ndryshe nga dy ekipet e tjera PSG ka surprizuar me ofertën që pritet ti bëjë Manchester United.

Sipas mediave në angli PSG është gati të shkëmbejë Neymar me Pogba. Kjo mund ti thyente dy kandidaturat e tjera, Juventus dhe Real Madrid pasi një ekip e ka shumë të vështirë të mos pranojë Neymar në ekip.

Situata e Pogbas është shumë interesante dhe po merr vëmendjen mediatike nga interesi që kanë shfaqur ekipet e mëdha.

Top Channel