Një 42-vjeçar ka gjetur vdekjen mbrëmjen e djeshme pasi ka humbur kontrollin e mjetit bujqësor.

Mësohet se B.M, 42 vjeç, banues në Këmishtaj, duke drejtuar një mjet bujqësor zetor, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në kanalin anësor të rrugës ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Divjakë
Informacion paraprak

Gjatë natës në fshatin Senes, Divjakë, shtetasi B.M, 42 vjeç, banues në Këmishtaj, duke drejtuar një mjet bujqësor zetor, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në kanalin anësor të rrugës ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel