Banorët në Gjermani, bllokojnë festivalin neonazist

25/06/2019 04:28

Birra dhe këngët nacionaliste mund të kenë ndihmuar në ngritjen në pushtet të Adolf Hitlerit, por neo nazistët u përballën me një të papritur të pakëndshme në një festival roku në Gjermani.

Në qytezën e vogël Ostritz, rreth 2 mijë banorë, u ngritën kundër tyre dhe përdorën një armë të pazakontë kundër ndikimit neonazist. Policia kishte ndaluar përdorimin e birrave në event dhe konfisksoi afro 5 mijë litra birrë në Ostritz ndërsa vetë banorët blenë më shumë se 200 arka me birrë në supermarketet e qytezës duke i zbrazur tërësisht ato.

Banorët, dyshonin se pjesëmarrësit në festivalin “Shield and Sword” (SS) do ti drejtoheshin supermarketeve, pas ndalimit të alkolit në një gjykatë në dresden.

Ndaj zgjodhën që ti drejtoheshin vetë supermarketeve, më herët, për të zbrazur raftet duke i lënë thatë neonazistët, në mesin e vapës madje.
E përditshmja gjermane, Zidojce Cajtung, tha se 500-600 neonazistë morën pjesë në festivalin që vitin e kaluar tërhoqi 1200 persona.

Top Channel