Romani “Udhëtim i fundit” në krijmtarinë e Kostandin Voglit është cilësuar si një vepër e ndjeshme prej rrëfimit të pazakontë nga njëra anë dhe origjinalitetit me të cilën ai është shkruar.

Ngjarjet lindin në një qytet si Saranda dhe pikërisht në një shtëpi fëmijësh jetimë duke vënë cdo lexues para dilemës se cilët janë njerëzit që na rrethojnë? Cila është e keqja që na rrethon dhe si të mbrohemi prej saj edhe kur se kuptojmë? Mbushur me të njohura dhe të panjohura libri është një rrëfim për qytetin tënd apo vendshtegtimet e gjithsecilit.

Ky roman lexohet me një përjetim emocional të fortë e duket sikur personazhet e tij i ke të njohur pa përjashtim sepse autori i tij K.Vogli, i ka përshkruar ata me një bindje të plotë. Disa nga edukatoret e tij luajnë dhe rolin e nënave të munguara për këta fëmijë megjithëse brenda tyre ka tipa të cilët nuk e meritojnë që me sjelljen e tyre të qëndrojnë aty. Banaliteti, denigrimi, fjalori vulgar dhe fyes, rrahja dhe denigrimi mes fëmijëve por dhe disa edukatorëve janë pjesë e përditshmërisë.

Autori tërheq vëmendjen mbi rolin e familjes, mbi përgjegjësinë e vet të rinjve, vecanërisht në moshën e adoleshencës, mbi problemet që lindin prej marrëdhënieve seksuale të parakohshme apo ndërhyrjen e biografisë në fatet njerëzore. Të gjitha ankimet e këtyre shpirtërave që jetojnë pasjetën e vet, një gjetje bukur veprës i jep dorë autorit të flasë në emër të tyre duke denoncuar shoqërinë e sotme pikërisht thelbin e saj, në politikat e saj sociale të munguara dhe problematike. Shumë kush e ka cilësuar romanin ‘Udhëtimi i fundit’ si një roman me mesazhe humaniste që ka thurur brenda vetes plot ngjarje që ta robërojnë mendjen.

Top Channel