Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i pyetur nga gazetarët në Open në Top Channel se si ndihet ai në një garë pa rivalë, ka shpërthyer në akuza për kundërshtarët e tij politikë.

“Kjo është si të pyes Brazilin që të ka rënë të luash me Belizën. Se ka vendos Brazili, ka rënë ai short. Do më pyesësh çfarë dua unë? Unë do të doja të rrihja dhe të bëja peshk Saliun dhe Lulin, pot ë jetë për dëshirën time. Të merrja dy më të fortët e tyre dhe ti bëja copë sepse as i rrisin fëmijët këtu, as i çojnë në shkollat publike, as në çerdhet publike, as me pasaporta shqiptare.

Pra mua më hanë duart të bëja peshk Saliun me Lulin sepse e kanë shkatërruar qytet kur e kishin në dorë të dy bashkë dhe nuk kanë asnjë lidhje me këtë realitet. E shikojnë Shqipërinë vetëm për ta mjelë, as familjet nuk I kanë këtu, as shtëpitë nuk i kanë këtu, as të ardhmen nuk e kanë këtu, as himnin nuk e kanë të këtij vendi dhe as pasaportën nuk e kanë të këtij vendi. Por thash, si Brazili nuk zgjedh dot Belizën dhe as unë nuk e zgjedh dot kundërshtarin ndaj edhe në këtë rast po të ishte për mua të bëja peshk kupolën e PD-së që këtij qyteti i ka marrë erzin dhe i bllokon çdo iniciativë dhe është këtu vetëm në fundjavë sepse me javën s’ka asnjë lidhje me Tiranën. Kështu që po të jetë mua do të doja këtë, por nëse më pyet se çfarë më mobilizon edhe në këtë lloj fushate është të bëj atë piramidën se besoj që 5 mijë fëmijë që do të mësonin kodimin do të ishin e ardhmja e këtij qyteti. 17 shkollat e reja nga shkolla “Dritëro Agolli”, “Kristo Frashëri” te “Nënë Tereza” në Kodër – Kamëz”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Erion Veliaj ka folur edhe për çështjen e përgjimeve deklaroi se nuk i bashkohej histerisë për çështjen e përgjimeve dhe shtoi se janë futur duart në materiale, por deklaroi që askush nuk ka mbrojtje politike për askënd nëse ka thirrje.

Veliaj tha se ka një selektim të qëllimshëm të publikimit të përgjimeve por thelbi është se si Kryeministri ashtu edhe Partia Socialiste nuk ka penguar hetimet.

Top Channel