“Një ditë me bereqet”, kështu e quajti këtë të hënë, kreu i bashkisë së Tiranës dhe kandidati I Partisë socialiste, për një mandate të dytë, Erion Veliaj, i cili nga njësia 9 ku takoi banorët e zonës, foli dhe për vendimin e Kolegjit zgjedhor.

“Një ditë me bereqet për drejtësinë dhe demokracinë në Shqipëri. 5 me 0. Gjyqtarë të emëruar nga Saliu dhe meta, jo ata të vettingut, se ata si kemi parë ende, vendosën se demokracia”, u shpreh Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Sipas kryebashkiakut Veliaj, në 30 qershor, nuk do të ketë asnjë problem.

“Ata në datën 30 qershor do rrinë sustë, do rrinë urtë, nuk do presin asnjë fije floku, pasi kemi kuptuar se vendi ynë përbëhet nga njerëz që duan bashkimin”, ka shtuar ai.

Veliaj dha edhe një mesazh për 30 qershorin.

“Mesazhi që duhet të japim sot është se ne nuk përçahemi për politikë, nuk vritemi për politike, por përkundrazi në 30 qershor duhet të bashkohemi kundër politikes së përçarjes, ose ta çojnë para drejtësisë.”

Veliaj tha se javën tjetër do të filloj puna në kryeqytet për bulevardin Zogu i Parë.

Top Channel