Kur kanë mbetur edhe 6 ditë nga 30 Qershori, socialistët mblodhën kryesinë e partisë, nga ku kryesocialisti Edi Rama kërkoi angazhim maksimal në ditët e mbetura të fushatës.

Burime nga kjo mbledhje thanë se kryeministri Rama ka kërkuar një process me standarde në 30 Qershor përfshi garantim të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

“Të jemi korrekt me procesin e administrimit zgjedhor. Të respektohet kodi zgjedhor. Kush prek votën dhe manipulon votën, do përgjigjet para ligjit. Të dokumentohet çdo përplasje” ka thënë Rama.

Socialistët do ta vijojnë fushatën deri të premtet.

Vlora sikurse edhe në zgjedhjet e 2017 është përzgjedhur për të mbyllur fushatën e pazakontë elektoral ku garën e ka braktisur opozita.

Pas mbledhjes së kryesisë Edi Rama u takua me shefen e misionit të vëzhguesve afatgjatë të OSBE-ODIHR ambasadoren britanike Olldrey Gllover.

Top Channel