Plani për paqe i SHBA në Lindjen e Mesme nuk gjen përkrahje

24/06/2019 16:08

Plani i paqes së SHBA-së për Lindjen e Mesme ka hasur nё kundërshtim në botën arabe. Plani i Jared Kushner, dhëndri i Presidenti amerikan Donald Trump, nuk përmban asnjë zgjidhje politike, por flet vetëm për kërkesa ekonomike, thonë kritikët.

Përfundimi se një ringjallje ekonomike do të pasohet nga paqja, është jo realist dhe një iluzion”, tha ministri palestinez i Financave, Schukri Bishara, gjatë një takimi të Ligës Arabe.

Organizata për Çlirimin e Palestinës, PLO, e gjen planin si të mbështetur në premtime abstrakte. Vetëm një zgjidhje politike mund ta zgjidhte konfliktin në Lindjen e Mesme. Organizata radikale islamike Hamas, që kontrollon Rripin e Gazës, deklaruan përfaqësues të saj duke shtuar se, Palestina nuk është për t´u shitur.

Komentatorë të shumtë politikë nga Sudani në Kuvajt, u shprehën në mënyrë të ngjashme, thotë DW. Në media u fol për humbje kolosale kohe, dështim dhe vdekje, që në fillim. Analisti egjiptian, Gamal Fahmy iu referua faktit se Trump ka qenë më parë një manjak ndërtimesh.

Fahmy shkruan se plani është përpiluar nga një sekser trojesh dhe jo nga njё politikan. Madje edhe shtetet arabe që konsiderohen si të moderuara, nuk shprehën asnjë përkrahje për planin. Në gazetën libaneze “An-Nahar” mund të lexohej se plani nuk mund të ketë sukses, sepse nuk ka asnjë bazë politike. Plani i fokusuar tek ekonomia parashikon që mbi 50 miliardë dollarë fonde, të shpenzohen në territoret palestineze për gjatë 10 viteve të ardhshme.

Plani do të prezantohet në një konferencë në Bahrain ditët në vijim, por autoriteti palestinez, që e ka refuzuar angazhimin me Trump që kur Shtetet e Bashkuara njohën Jeruzalemin në 2017-tën,e bëri të qartë se do ta bojkotojë eventin.

Top Channel