Protesta në Gjermani, përplasje mes protestuesve dhe policisë

23/06/2019 14:28

Policia në Gjermaninë Perëndimore po largon protestuesit që protestojnë për ndryshimet klimatike nga vendi ku po protestojnë sepse krijuan trazira aty.

Aktivistët thyen një kordon policor të shtunën për të hyrë në minierën Garzweiler, në një fushatë kundër përdorimit të karburantit.
Shumë protestues po i rezistojnë përpjekjeve të policisë për të pastruar vendin e madh.

Policia ka paralajmëruar se minierat nuk janë të sigurta dhe thanë se disa oficerë u lënduan ndërsa u përpoqën të mbajnë larg minierave protestuesit.

Sondazhet e fundit kanë treguar se ndryshimi i klimës kryeson listën e shqetësimeve në Gjermani, me një anketim të bërë nga Partia e Gjelbër së bashku me kristiandemokratët qeverisës.

Top Channel