Kryeministri Edi Rama ka reaguar për letrën që presidenti Ilir Meta i ka dërguar kryesuesit të OSBE-s Miroslav Lajcak dhe presidentit të OSBE George Tsereteli, ku sqaron se se zgjedhjet e 30 qershorit janë ç’dekretuar.

Por kryeministri Rama thotë se shpreson që kjo letër nuk ka arritur në destinacion, pasi e nxjerr presidentin si një të lajthitur.

“Kjo letra e Ilir Metës për Presidentin e OSBE inshallah ka humbur rrugës e s’ka arritur në destinacion, se do kujtojnë bota se është shkruar nga ndonjë humorist që ka dashur të tallet me Presidentin e Republikës, duke e nxjerrë si një të lajthitur që bërtet pa ditur çfarë flet”, shkruan Rama.

Pavarësisht vendimit të Metës për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale, Partia Socialiste shprehet e vendosur për të shkuar në votime në datën e paracaktuar nga presidenti.

  Meta njofton OSBE-ODHIR: Më 30 qershor s’ka zgjedhje

Top Channel