Kupa e Amerikës/ Sot në fushë Argjentina, por fitorja ndoshta nuk mjafton

23/06/2019 13:32

Me  vetëm një rezultat në dispozicion por duke ditur që edhe fitorja mund të mos mjaftojë, Argjentina do ta mbyllë fazën e grupeve në Kupën e Amerikës përballë një rivali modest si Katari.

Sot në mbrëmje Lionel Mesi dhe armata që ai drejton në fushë, mund ta mbyllë aventurën në turneun latin me një dështim epokal.

Pas disfatës në start kundër Kolumbisë dhe barazimit të vuajtur ndaj Par5aguajit, Selesion do të shpresojë që Paraguai të mos mundë Kolumbinë, për tu kualifikuar si e dyta.

Mbetet gjithashtu një mundësi e vogël kualifikimi përmes vendit të tretë, por gjithçka varet sot në mbrëmje duke nisur nga ora 21:00 direkt dhe ekskluzivisht për shqiptarët në platformën Super Sport.

Të parët të vetëdijshëm për situatën e sikletshme, tifozët e Argjentinës ofruan mbështetjen e tyre deri në orët e vona të së shtunës nën hotelin e kombëtares.

Një vend i dytë eventual në grup, do ti jepte Argjentinës një duel të mundshëm me Venezuelën, por nëse kualifikohet si e treta, përfaqësuesja e Skalonit mund të rrezikojë çerekfinale emocionuese ndaj Brazilit.

Po  sot në mbrëmje Kolumbia do të luajë ndaj Paraguait në një ndeshje që starton në orën 21:00

Top Channel