Ç’të mban të lidhur pas 20 vitesh me gruan? Ja si përgjigjet Romir Zalla

23/06/2019 18:20

Romir Zalla nuk është treguar asnjëherë i kursyer për jetën e tij familjare.

Edhe në intervistën e sotme në “E Diell” ai u ngacmua për detyrat e shtëpisë për të cilat bashkëshortja e tij, aktorja dhe regjisorja Suela Bako ankohet gjithmonë që Romiri nuk di as të gatuajë e as të kombinohet në veshje.

“I premtoj gruas sime publikisht që do të mësoj të gatuaj” tha aktori teksa iu drejtua kameras.

I pyetur se çfarë e mban të lidhur atë prej 20 vitesh me bashkëshorten e tij dhe si ka mundësi që s’është mërzitur ende nga martesa me të, Zalla i vënë paksa në vështirësi u përgjigj: “Besoj se na mban pasioni, profesioni i njëjtë dhe pak ndjenjë xhelozie” rrëfeu në mënyrë krejt të natyrshme ai.

Top Channel