Një 58-vjeçar me inicialet Q.P ka ndërruar jetë në spital pasi ishte dërguar me urgjencë me disa dëmtime, që raportohet se i kishte marrë duke punuar në banesën e tij.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, por raportohet të ketë ndodhur orët e para të mëngjesit në Borizan të Krujës, por pavarësisht se 58-vjeçari u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës Tiranë, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.

Top Channel