Inter sulmon fuqishëm, pas Lukakut vjen Dzeko

22/06/2019 06:39

Inter nën drejtimin e Conte po bën një sulm shumë të frikshëm. Po synohet transferimi i Lukakut nga Manchester United dhe Edin Dzekos nga Roma.

Sipas mediave italiane, transferimi i Dzekos është shumë afër. Të dy ekipet janë dakort me kushtet e marrëveshjes. Mendohet që zyrtarizimi i Dzekos tek Inter të bëhet përpara 30 qershorit .

Projekti i ri i Inter për të ngritur ekipin edhe një herë në nivele të larta ka ardhur që me transferimin e Conte. Ai tashmë ka nisur një fushatë reformimi brenda ekipit.

Top Channel