Aktivistja Catherine Bohn, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të rrëfyer jetën e saj të re në Valbonë.

Catherine braktisi Amerikën, vendin e saj të lindjes, për t’u shpërngulur në Bjeshkët e Valbonës, aty ku u magjeps nga bukuritë e natyrës dhe ndërtoi ëndrrën e saj.

Ndër aventurat e shumta që kishte kaluar, Catherine ndau në studio “takimin” e veçantë me arinjtë që i kishte parë gjatë një shëtitje në Shpellën e Dragobisë.
Entuziazmi pas takimit të ariut të vogël nuk kishte zgjatur shumë, pasi Catherine ishte sulmuar nga arusha e madhe që u kishte dalë në mbrojtje të vegjëlve të saj.

Rrëfimin e plotë e tregon vet Catherine në videon e mëposhtme, duke e konsideruar të gjithë këtë si një eksperiencë që do e mbajë mend gjatë.

Top Channel