Vdekja tragjike e futbollistit argjentinas Emiliano Sala pas rënies së avionit të vogël ku fluturonte në ujërat e ftohta të Lë manshit, dimrin e këtij viti është pasuruar me një kapitull të ri. Policia britanike zbuloi se ka arrestuar e më pas ka liruar me garanci pilotin që fillimisht u mendua i vdekur në ngjarjen që tronditi botën sportive në 21 Janar 2019.

Akuza me të cilën Dejvid Henderson do të përballet është ajo e vrasjes, pasi pikërisht 64 vjecari që duhej të drejtonte avionin e vogël tip Pajper që conte futbollisti nga Nanta drejt Kardifit, ndryshoi programin në momentin e fundit.

Ai nuk drejtoi mjetin fluturues duke ia lënë dikujt tjetër pa leje për pasagjerë. Çfarë pasoi në fluturimin e fundit të Salës ishte vdekja tragjike dhe ditët pa fund të kërkimit të trupave dhe rrënojave të avionit.

Dejvid Henderson ishte piloti i parashikuar të drejtonte avionin pajper në planin origjinal por ia kaloi këtë detyrë mikut të tij Dejv Ajbotson, trupi i të cilit nuk u gjet kurrë. Mbetet ndërkohë aktuale një luftë ligjore mes Nantës, klubit francez që shiti Emiliano Salën, dhe Kardif Sitit, skuadra uellsiane që refuzon të paguajë për shërbimet e futbollistit që nuk i mori kurrë.

Top Channel