Bota e muzikës është shokuar nga një ngjarje e rëndë, ku Muzikanti i famshëm, Philippe Cerboneschi (i njohur gjithashtu si “Zdar”), ka humbur jetën aksidentalisht në Paris.

Lajmin e hidhur e ka konfirmuar menaxheri i tij, ndërsa mediat raportojnë se ai ka rënë nga një ndërtesë e lartë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Cerboneschi ishte 50 vjeç.

Ndërkohë policia akoma nuk e ka konfirmuar aksidentin dhe po hetojnë shkaqet e plota të aksidentit të rëndë.

Cerboneschi formoi grupin Cassius me Hubert Blanc-Francard në vitin 1996. Ato bënë këngë për grupe si Phoenix, Beastie Boys, Franz Ferdinand dhe MC Solaar.

Top Channel