Fernando Torres vendos të varë këpucët në gozhdë. Sulmuesi 35-vjeçar spanjoll, që nga vera e vitit të kaluar është pjesë e skuadrës japoneze, Sagan Tosu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale njoftoi se ka ardhur momenti të tërhiqet nga futbolli.

“Duhet t’ju them diçka të rëndësishme. Pas 18 vitesh plot emocione, ka ardhur momenti për t’u dhënë fund karrierës sime si futbollist. Të dielën e ardhshme do të shpjegoj gjithçka të gjitha detajet në një konferencë për shtyp, në Tokyo.”

Torres ka veshur fanellat e disa skuadrave shumë të rëndësishme në Europë, duke fituar gjithçka në karrierën e tij. Spikati fillimisht në radhët e Atletikos së Madridit, por vetëm në eksperiencën e dytë me “Los Colchoneros” shkoi në finale të Championsit (2016) dhe fitoi Europa League-n (2018).

Në vitet 2007-2011 luajti me Liverpoolin, për t’u transferuar më pas te blutë e Londrës. Të Chelsea fitoi Championsin (2012), Europa League-n (2013) dhe FA Cup (2012). Pasi e mbylli me skuadrën londineze, provoi, pa shumë sukses, një eksperiencë me Milanin në Serinë A.

Top Channel