Ditën e sotme këngëtarja shqiptare me famë botërore Era Istrefi, ka njoftuar të gjithë fansat e saj me anë të një postimi në instagram në lidhje me lançimin e projektit të saj më të ri.

Kënga ka ardhur si bashkëpunim me reperin e njohur rus Eldzej. Në videon e postuar në llogarinë e saj, dëgjohet zëri i Erës duke kënduar në anglisht ndërsa reperi në rusisht.

Sigurisht nuk kanë munguar komentet e shumta krahas videos së postuar, ku kolegët dhe fansat e Erës e përgëzuan këtë të fundit për këtë arritje.

Top Channel