Portieri i Atalantas dhe kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, nuk ka kaluar një sezon shumë pozitiv te bargamezët.

Shtatlarti humbi vendin në formacion dhe u parakalua nga italiani Gollini. 30-vjeçari ka hyrë në orbitën e klubit të SPAL-it dhe italianët e duan për t’i besuar portën.

Atalanta është dakord me këtë lëvizje, por një mundësi e tillë mund të prishet nga vetë shqiptari.

Berisha do të provojë emocionet e Champions Leagues, ndërsa është i sigurt se mund të rifitojë vendin e tij në formacion. “Gardiani i portës” mund të rrezikojë, por Atalanta e josh më shumë se sa SPAL-i.

Top Channel