Sot, në orën 20:00, në bulevardin përpara Kryeministrisë do të nisë protesta e nëntë kombëtare e opozitës. Kauza e protestës nuk ka ndryshuar që nga 16 shkurti, PD, LSI dhe partitë aleate kërkojnë me çdo kusht largimin e Edi Ramës nga qeveria dhe hapjen e rrugës për krijimin e një qeverie tranzitore që, sipas tyre, do të bëjë të mundur organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Kjo protestë zhvillohet vetëm 9 ditë përpara zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, të cilat ndonëse janë shfuqizuar nga Presidenti i Republikës, konsiderohen tërësisht legjitime nga mazhoranca socialiste.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara reagoi mbrëmë vonë për të bërë thirrje që të shmanget dhuna. Thirrja ishte e drejtpërdrejtë për organizatorët e protestës, PD dhe LSI, “që të mbajnë përgjegjësi përballë po të njëjtave parime, t’iu bëjnë thirrje publikisht mbështetësve të tyre të mblidhen paqësisht si dhe të refuzojnë energjikisht dhunën në çdo mundësi.”

Gjithsesi, drejtuesit e opozitës flasin për një tubim paqësor në mbrëmje dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës.

Top Channel